Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Udhëzues për Qëndrueshmërinë Organizative

Udhëzuesi i REC për Qëndrueshmërinë Organizative ka si qëllim të ndihmojë organizatat (mjedisore) e shoqërisë civile për të vlerësuar performancën e tyre të brendshme, në mënyrë që të mund të hartojnë një plan zhvillimi organizativ për të rritur aftësitë e tyre. Vlerësimi merr përsipër të shqyrtojë ato kapacitete të brendshme dhe karakteristika, të cilat influencojnë në qëndrueshmërinë e një organizate të shoqërisë civile dhe të ndihmojë në përcaktimin e atyre çështjeve të cilat mund të kërkojnë përmirësime në një afat të shkurtër, mesëm apo të gjatë. Plani i zhvillimit organizativ është udhërrëfyesi për ndryshimet organizative, i cili është hartuar dhe pranuar nga organizata në përpjekjet e saj për të trajtuar çështje të funksionimit të brendshëm, të cilat kërkojnë vëmendje. Udhëzuesi, në vetvete, jep udhëzime hap pas hapi për ndërmarrjen e një vlerësimi të brendshëm, për analizimin e të dhënave dhe, më pas, për hartimin e një plani zhvillimi për të trajtuar çështjet e vërejtura. Duke përdorur këtë ushtrim për qëndrueshmërinë organizative, krijohet një mundësi për organizatat e shoqërisë civile që: i) të vlerësojnë performancën e tyre në mënyrë praktike, duke rezultuar në një vlerësim të aftësive të brendshme (duke treguar si anët e forta ashtu dhe ato të dobëta); ii) të përgatisin një plan të mirë zhvillimi për fuqizimin e kapaciteteve të brendshme në planin afatshkurtër, afatmesëmdhe afatgjatë, duke përfshirë afate kohore të qarta, një listë të nevojave për investime dhe vlerësim të kostove, si dhe; iii) të forcojnë aftësitë e stafit në vlerësimin dhe ndryshimet organizative.

Shkarko dokumentin

Print Email