Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Thirrje për Aplikim për Grante në Partneritet me Pushtetin Vendor

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në fushën e Mjedisit në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), hap raundin e parë të thirrjeve për aplikim për Grantet në Partneritet me Pushtetin Vendor.

Qëllimi i granteve në partneritet me pushtetin vendor është të adresojë OJF-të e vogla të cilat kërkojnë të rrisin profilin e tyre, duke bashkëpunuar strategjikisht me njësi të pushtetit vendor.

Komponenti i Granteve në Partneritet me Pushtetin Vendor është ideuar për të mbështetur OSHC-të që kanë nevojë që të konsolidohen, në të gjithë vendin.

REC Shqipëri do të mbështesë organizatën(at) fituese me një fond jo më të madh se ekuivalenti në LEK i 10.000 Euro.

Afati i dorëzimit të Projekt propozimeve është: 23 shkurt 2018, ora 17.00. Projekt propozimet duhet të paraqiten, në origjinal dhe një kopje në CD e dokumentave origjinale, në zyrën e REC Shqipëri brenda datës së caktuar.  

 

Për kërkesat dhe kushtet e aplikimit shikoni Udhëzuesin për Përgatitjen e Projekt Propozimeve për Grantet në Partneritet me Pushtetin Vendor që gjendet mëposhtë:

SENiOR-II_Udhezues_Grante_Partneritet_Pushtetin_Vendor

 

Shkarko dokumentat e aplikimit

Annex_A_Kapaku

Annex_B_Kuadri_Logjik

Annex_C_Pershkrimi_i_Projektit

Annex_D_Referencat_e_Projektit

Annex_E_Budget

Annex_F_Pushteti_Vendor

Annex_H_Bashkë_Aplikanti

Annex_I_Aplikanti

 

Për më shumë informacion lidhur me këtë program mund të kontaktoni me zyrën e REC Shqipëri: Rr. Ismail Qemali, Nr. 27, Kutia postare 127, Tirane, Shqipëri

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Tel/faks: +355 4 223-2928;

Internet: http://senior-a.al/ dhe http://albania.rec.org/

Print Email