Mbështetje për organizatat mjedisore të shoqërisë civile në Shqipëri.

Trajnim “Advokacia për çështjet mjedisore në praktikën parlamentare”

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri, në kuadër të programit "Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II)", mbështetur nga Qeveria Suedeze (SWEDEN), si pjesë e Paketës së Rrjetëzimit të OSHC-ve Mjedisore, organizon trajnimin me temë “Advokacia për çështjet mjedisore në praktikën parlamentare”.

Trajnimi do të zhvillohet në qytetin e Durrësit, në datat 18 – 19 Tetor 2018.

Trajnimi ka në fokus organizatat që janë pjesë e programit SENiOR-II përmes përfshirjes në rrjetet tematike. OSHC-të që duan të marrin pjesë në trajnim duhet të dërgojnë (i) një Shprehje Interesi për pjesëmarrje dhe (ii) CV-në e personit që aplikon për të marrë pjesë në trajnim.

Dokumentet e aplikimit duhet të dorëzohen me e-mail në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., brenda datës 30 Shtator 2018.

OJF-të që do të përzgjidhen për të marrë pjesë në trajnim do të njoftohen nga REC Shqipëri, lidhur dhe me detajet e tjera logjistike të trajnimit.

Shënim: REC mbulon të gjitha shpenzimet e nevojshme që lidhen me pjesëmarrjen e personave në trajnim (përfshirë udhëtimin dhe akomodimin për ata që udhëtojnë nga jashtë qytetit).

Print Email